SHBA përdori për herë të parë raketa precize me rreze veprimi deri në 500 kilometra: Çfarë janë PrSM (VIDEO)

06 mars 2026 | 23:04

Më 28 shkurt, SHBA-Izrael nisën një sulm të përbashkët “parandalues” ndaj objektivave në Iran. Sulmet, sipas raportimeve, kanë shkaktuar mbi 1 mijë viktima në Iran dhe gjatë tyre u vra edhe udhëheqësi suprem Ali Khamenei. Konflikti tashmë ka hyrë në ditën e 7-të dhe përfshin disa fronte në rajon.

Një element që bie në sy në konfliktin e vazhdueshëm është përdorimi për herë të parë nga SHBA-të, i Raketave Precize të Sulmit (PrSM), që u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA-së ( CENTCOM ), e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Me një rreze veprimi deri në 500 km, PrSM-të (Raketat Precize të Sulmit) forcojnë ndjeshëm arsenalin e Uashingtonit, duke zëvendësuar ATACM-të.

Konkretisht, CENTCOM publikoi nëpërmjet një postimi në platformën X se PrSM-të, kanë “aftësi të pakrahasueshme goditjeje “.

Përdorimi i këtyre raketave shënon një zhvillim të rëndësishëm për SHBA-në, shkruajnë mediat e huaja.

Çfarë janë Raketat Precize të Sulmit (PrSM)?

PrSM-të janë sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe precizion të lartë, të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin. Kompania i dorëzoi PrSM-të e para Ushtrisë Amerikane në dhjetor 2023. Këto raketa kanë një rreze veprimi që varion nga 60 (37 milje) deri në 499 kilometra (310 milje) dhe janë të pajtueshme me sistemet e lëshimit MLRS M270 dhe HIMARS , të cilat janë zhvilluar gjithashtu nga Lockheed Martin dhe përdoren nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kompania thekson se PrSM-të janë jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të vendosen shpejt, duke u dhënë forcave të armatosura mundësinë për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Pressing…