Hargreaves në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Forcimi i kujdesit është kyç për barazinë gjinore
08 mars 2026
| 15:26
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e kujdesit në shoqëri dhe ekonominë tonë.
Ai ka theksuar se forcimi i sistemeve të kujdesit është thelbësor për avancimin e pjesëmarrjes ekonomike të grave dhe për arritjen e barazisë gjinore.
“Kur sistemet e kujdesit funksionojnë, gratë mund të punojnë. Familjet lulëzojnë. Ekonomitë rriten”, ka thënë ambasadori Hargreaves.



