Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK-ja: Njëri prej pjesëtarëve të policisë e ka shtyrë fizikisht
09 mars 2026
| 14:53
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata kanë penguar fizikisht gazetaren e “Klan Kosova”, Vesa Hoda.
Sipas reagimit të AGK-së, gazetarja kishte tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve të reja, kur një pjesëtar i Policisë e ka shtyrë fizikisht.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, është thënë në reagimin e AGK-së.



