Estupinan: Goli ndaj Interit më i rëndësishmi në karrierë
Mbrojtësi i Milan, Pervis Estupinan, ka deklaruar se goli i shënuar në derbin ndaj Inter Milan është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.
Pas fitores së Milanit në derbin e madh të qytetit, futbollisti ekuadorian foli për emocionet e golit të tij, duke theksuar rëndësinë që ka një realizim i tillë në një ndeshje kaq të madhe.
“Është goli më i rëndësishëm i karrierës sime. Të shënosh në një derbi si ky është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Estupinan pas përfundimit të ndeshjes.
Ai shtoi se skuadra ka luftuar shumë për këtë fitore dhe se suksesi në derbi është gjithmonë i veçantë për tifozët dhe për klubin. Fitorja ndaj rivalit të përjetshëm i jep moral të madh Milanit në vazhdim të sezonit dhe konfirmon momentin pozitiv të skuadrës kuqezi, dhe rihapi kampionatin, pasi epërsia e Interit ndaj Milanit është 7 pikë, 10 xhiro para fundit.




