Rodrygo kalon me sukses operimin
11 mars 2026
| 12:06
Ylli i Real Madridit, Rodrygo, e ka kaluar me sukses operimin.
Sezoni për të tashmë ka përfunduar, pasi që braziliani i kishte këputur ligamentet në ndeshjen ndaj Getafes.
Rikthimi i tij pritet të ndodh në fillim të sezonit të ardhshëm.
Pas operimit, ai postoi në faqen e tij një shkrim emocional për fansat e tij dhe të madrilenëve.
“Sot fillon një histori e re. Një Rodrygo i ri ka lindur. Jam gati të kaloj nëpër të gjithë këtë proces dhe të jetoj bekimet e Zotit në jetën time”. “Shumë mirënjohës për çdo mesazh dashurie. Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë në operacion”, ka shkruar ai.




