‘E pashë shqiptarin duke shuar zjarrin nga duart. Nuk arritëm t’ju ofrojmë ndihmë’, flet dëshmitari i ngjarjes tronditëse në Zvicër
11 mars 2026
| 13:12
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zvicër ku disa persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në autobus.
Për këtë rast, në lidhje direkte për “Kosova Live” në “T7” ka folur dëshmitari Astrit Berisha, i cili ka thënë se ka qenë e pamundur t’i ofrohet ndihmë.
“Ndihmë nuk kemi mujt me ju ofruar shumë sepse zjarri ka qenë shumë i madh, tym u kanë – krejt zi qyteti. Edhe policët që kanë qenë kanë largu njerëz sa kanë mujt prej autobusit, se thojshin mundet me pas eksplodim. U kanë e pamundur me ofru ndihmë”.
“Siç shihet edhe në video, ai shqiptari që del edhe që thotë dikush e ka djeg me benzinë, ai pancirin që e ka pas vesh ju ka djeg edhe duart është tu i shym’’, ka hënë ai



