Zulfaj i Kurtit ‘zbulon’ formulën për zgjedhjen e presidentit

12 mars 2026 | 16:44

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka “zbuluar” formulën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë kundër presidentit.

“Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte në sallë dhe votonte kundër për të bllokuar. Tani, kur i kemi votat, por kërkohet kuorumi, opozita nuk vjen në sallë me qëllimin e njëjtë: për të bllokuar. Pra, bllokimi është qëllimi. Nuk po kërkohet vota për të zgjedhur presidentin, por për të qëndruar në sallë. Le të votojnë kundër, por le të marrin pjesë”, ka shkruar Zulfaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin e punës…