Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Marina Amerikane do të shoqërojë anijet në Ngushticën e Hormuzit

12 mars 2026 | 23:20

Scott Bessent, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, deklaroi sot për Sky News se Marina Amerikane ka vendosur të shoqërojë anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Besoj se sapo të jetë e mundur ushtarakisht, Marina Amerikane, ndoshta me një koalicion ndërkombëtar, do të shoqërojë anijet që kalojnë atje,” tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA e di shumë mirë që Irani nuk i ka minuar ngushticat, pasi ka informacione se kanë kaluar tankerë iranianë dhe tankerë kinezë.

“Në fakt, tani po kalojnë tankerë, tankerë iranianë; besoj se kanë kaluar disa tankerë me flamur kinez. Pra, ne e dimë që ata nuk i kanë minuar ngushticat,” theksoi Bessent.

Nga ana tjetër, Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur, në fjalën e tij të parë që prej zgjedhjes në këtë rol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti…