Hapet apeli i ish-presidentit francez Sarkozy kundër dënimit për konspiracion
16 mars 2026
| 13:36
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet në gjykatë të hënën për të apeluar një dënim për konspiracion kriminal lidhur me përpjekjet për të siguruar fonde fushate nga Libia, për të cilat ai mori një dënim me pesë vjet burg vitin e kaluar.
Kjo e ka bërë Sarkozin presidentin e parë të Francës pas luftës që është burgosur – një rënie tronditëse për një njeri që ka udhëhequr vendin nga viti 2007 deri në vitin 2012, shkruan “Reuters”.
Ai është burgosur në tetor në burgun La Sante në Paris dhe është liruar tre javë më vonë, pasi një gjykatë ka pranuar ta lironte atë nën mbikëqyrje gjyqësore, e cila përfshinte edhe ndalimin e largimit nga Franca.



