Onima paralajmëron: Javën tjetër dalin pamjet e Gjestit

16 mars 2026 | 14:22

Pas lajmeve të shumta dhe vendimit për paraburgim të këngëtarit Gjesti, Erkand Shabani ka reaguar përmes një postimi në Instagramin e tij.

Ai zbuloi se artisti ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në gjykatë për ngjarjen që tronditi stafin e kompanisë. Por, gjërat nuk mbyllen me kaq!

Për të zbardhur gjithçka, ONIMA ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme javën e ardhshme, ku do të publikohen pamjet e plota të incidentit dhe raportet financiare. Këto të fundit thuhet se do të vërtetojnë se kompania nuk i detyrohet asnjë cent artistit, duke nxjerr zbuluar ata që tentuan të përfitonin përmes metodave të padrejta.

Gjesti aktualisht ndodhet në paraburgim prej 30-ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…