Dega e GUXO-s në Blegjikë, rreshtohen kah Vjosa Osmani

16 mars 2026 | 14:48

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, i cili ishte pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, ka njoftuar se dega e kësaj partie në Belgjikë ka vendosur të pushojë aktivitetin politik. Sipas tij, ky vendim është marrë pas pakënaqësive të krijuara lidhur me mos rizgjedhjen e Vjosa Osmanit edhe për një mandat në krye të vendit.

Në një njoftim në Facebook, kryesia e Degës së Guxo në Belgjikë bëri të ditur se pas një debati të hapur dhe transparent, ku janë shprehur mendime të lira për situatën politike në Kosovë, është vendosur njëzëri që aktiviteti politik të pezullohet deri në një vendim të ri. Kryesia, e përbërë nga 13 anëtarë, përfshirë kryetarin, nënkryetarët, sekretarin, anëtarët e tjerë të kryesisë dhe tre kryetarët e nëndegëve , ka theksuar se vendimi lidhet me situatën e krijuar pas mosrizgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

“Njëzëri kemi vendos të pushojmë aktivitetin tonë politik në kuadër të Partisë GUXO deri në një vendim tjetër të ri. Kjo, duke u bazuar në situatën e krijuar të mos rizgjedhjes së Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës, dhe duke u bazuar në vendimin e anëtarit të kryesisë qendrore dhe kordinatorit me degët jashtë Kosove, z.Kujtim Hajdaj, që të pushoj aktivitetin e vet politik në kuadër të Partisë GUXO për një kohë të pacaktuar.”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar të hënën një aksion…