KFOR-i forcon gatishmërinë ndaj dronëve përmes demonstrimit të teknologjisë ‘CUAS’

16 mars 2026 | 16:52

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, organizuan një demonstrim të kapaciteteve kundër sistemeve ajrore pa pilot (CUAS) për udhëheqësit e lartë të RC-E në “Camp Bondsteel”.

Gjatë aktivitetit janë prezantuar pajisje dhe aftësi të ndryshme që përdoren për zbulimin dhe reagimin ndaj sistemeve ajrore pa pilot, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave shumëkombëshe që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it vazhdon të ruajë vetëdijen situative dhe të kontribuojë në stabilitetin në gjithë rajonin. Aktiviteti njëkohësisht pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR-i.

Misioni i KFOR-it gjithashtu punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës  dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka deklaruar se do…