Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

17 mars 2026 | 16:23

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë pas.

Edhe pse jeta në Zvicër konsiderohet përgjithësisht e qetë dhe e rregullt, konfliktet mes fqinjëve nuk mungojnë. Sipas një studimi të ri nga platforma e pasurive të paluajtshme Immoscout24, rreth 15 për qind e banorëve përjetojnë shpesh ose shumë shpesh mosmarrëveshje me fqinjët e tyre, përcjell albinfo.ch.

Studimi tregon se shkaku më i zakonshëm i këtyre konflikteve është zhurma, e përmendur nga 45 për qind e të anketuarve. Pas saj vijnë çështje të tjera të përditshme, si përdorimi i lavanderive të përbashkëta (18 për qind), duhani (17 për qind) dhe papastërtia apo mbeturinat në hapësirat e përbashkëta (16 për qind).

Ndërkohë, tema si kopshtaria apo organizimi i skarave (barbecue) rezultojnë të kenë shumë më pak potencial për të shkaktuar konflikte mes fqinjëve.

Gjetjet e studimit tregojnë se edhe në një vend të njohur për rend dhe disiplinë si Zvicra, bashkëjetesa në komunitet mbetet një sfidë për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“GRM IMPEX” D.O.O. shpall të pavleshme certifikaten e biznesit me…