Familja Gubetini shtron iftar për hoxhallarët e Vushtrrisë, i pranishëm edhe vëllai i Hashim Thaçit

17 mars 2026 | 21:26

Familja Gubetini ka organizuar një iftar të përbashkët, ku ka mirëpritur hoxhallarët e nderuar të Komunës së Vushtrrisë, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas njoftimit të bërë nga veprimtari i çështjes kombëtare dhe pjesëtari i familjes, Shqiptar Gubetini, ky organizim shërbeu si një mundësi për të forcuar lidhjet shoqërore, për të ndarë respekt dhe mirënjohje, si dhe për të vlerësuar kontributin e hoxhallarëve në komunitet.

Ai theksoi se ky muaj i veçantë sjell më shumë afërsi dhe bashkim mes njerëzve, duke e bërë edhe më domethënës organizimin e këtij iftari.

Me praninë e tij, këtë iftar e nderoi edhe Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Tovërlani nga sot nuk është më trajner i Prishtinës.…