Molliqaj: Opozita t’i vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Kurtin

18 mars 2026 | 18:56

Dardan Molliqaj, ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk erdhi për shkak të mungesës së vullnetit nga opozita, por si pasojë e refuzimit të Albin Kurti për të bashkëpunuar me to.

Ai theksoi se përgjigjja e opozitës ndaj asaj që e cilësoi si autoritarizëm duhet të jetë refuzimi i bashkëpunimit dhe vendosja e “vijave të kuqe”, e jo taktizimi me shpresën për koalicion me Kurtin.

“Presidenti s’u zgjedh jo se partitë opozitare s’deshtën por sepse Kurti s’deshti koalicion me to.Përgjigja e opozitës ndaj autoritarizmit duhet të jetë vija e kuqe e refuzimi i bashkëpunimit, jo taktizimi me shpresën e koalicionit me Kurtin”, shkruan Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kontratën e tij me Romën që po i afrohet fundit dhe…