20 vite inovacioni në ekran: Roli i Samsung në evoluimin e televizorit modern
Ka kujtime që lidhen ngushtë me ekranin e televizorit.
Pritja e qetë para fillimit të ceremonisë olimpike. Dhoma e ndenjës që shpërthen papritur në entuziazëm për një gol vendimtar. Një pasdite e diel me shi e kaluar duke parë filma me familjen, edhe pasi tasi i kokoshkave është boshatisur prej kohësh. Për dekada me radhë, televizorët kanë qenë dëshmitarë të heshtur të këtyre momenteve; jo vetëm si pajisje, por si shoqërues të jetës së përditshme.
Për Samsung, këto kujtime të përbashkëta rrëfejnë historinë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Në vitin 2026, kompania feston 20 vite radhazi si marka numër një në botë për televizorë, një pozicion që e mban që nga viti 2006. Sipas kompanisë kërkimore Omdia, Samsung zuri 29,1% të tregut global të televizorëve në vitin 2025, duke reflektuar dy dekada inovacioni dhe besimi nga miliona familje në mbarë botën. Megjithatë, vetëm shifrat nuk shpjegojnë pse televizorët vazhdojnë të kenë rëndësi, as pse historia e televizorëve Samsung është njëkohësisht edhe historia e evolucionit të vetë televizionit.
Kur dhoma e ndenjës kthehet në një skenë
Ishte një epokë kur televizorët ishin thjesht ekrane. Të rëndë, shpesh voluminozë, me një funksion të vetëm: të transmetonin imazhe nga larg. Por me zhvillimin e teknologjisë, televizori ndryshoi; u bë më mbresëlënës, më estetik dhe më i lidhur me jetën e përditshme.
Rrugëtimi i Samsung drejt majës nisi në vitin 2006 me modelin Bordeaux TV, dizajni elegant i të cilit sfidoi idenë se televizori duhet të jetë vetëm një pajisje funksionale. Papritur, televizori mund të bëhej një element që njerëzit e vendosnin me krenari në qendër të shtëpisë së tyre.
Ky ndryshim ishte vetëm fillimi
Në vitin 2009, Samsung përshpejtoi kalimin drejt televizorëve LED, duke krijuar ekrane më të hollë dhe duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin energjetik. Vetëm pak vite më vonë, Smart TV e transformoi televizorin nga një ekran pasiv në një qendër të lidhur argëtimi. Platformat e streaming, aplikacionet dhe shërbimet interaktive filluan të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit shohin dhe zbulojnë përmbajtje. Televizori nuk ishte më vetëm për t’u pare, por u bë pjesë e jetës së përditshme.
Ekrani që bëhet pjesë e shtëpisë
Ndërsa televizorët bëheshin gjithnjë e më të avancuar, Samsung nisi të shtrojë një pyetje: po sikur televizori të përshtatej në mënyrë harmonike me hapësirën ku jetojnë njerëzit? Modeli The Serif sfidoi pritshmëritë tradicionale, duke e kthyer televizorin në një element mobilimi, një pajisje që është njëkohësisht objekt dizajni dhe ekran.
Dy vite më vonë, The Frame e zhvendosi edhe më tej kufirin mes teknologjisë dhe artit. Kur nuk përdoret, ekrani mund të shfaqë vepra të njohura arti ose fotografi personale, duke e shndërruar televizorin në një galeri digjitale. Për shumë shtëpi, televizori nuk ishte më një drejtkëndësh i zi që dominon hapësirën. Në vend të kësaj, ai u bë pjesë e hapësirës në shtëpi, një televizor që tërhiqet kur nuk ju nevojitet dhe vepron kur dëshironi ta përdorni.
Kërkimi për imazhin e përsosur
Gjatë dy dekadave të fundit, Samsung ka sfiduar vazhdimisht kufijtë e cilësisë së imazhit përmes një serie inovacionesh që kanë përcaktuar kategorinë e televizorëve premium. Prezantimi i televizorëve QLED me teknologjinë e pikave kuantike solli shkëlqim dhe saktësi të jashtëzakonshme të ngjyrave. Më pas, rezolucioni 8K lejoi detaje me mbi 33 milionë pikselë.
Më pas erdhi MICRO LED, një teknologji revolucionare e bazuar në LED-e mikroskopike të vetë-ndriçuara që ofrojnë shkëlqim, kontrast dhe saktësi ngjyrash të jashtëzakonshme. Qëllimi nuk është thjesht një parametër teknik më i mirë; qëllimi është të krijohet një përvojë shikimi kaq natyrale dhe mbresëlënëse sa të harrosh teknologjinë. Viti 2026 do të shënojë një pikë kthese për televizorët Samsung, me Micro RGB dhe OLED në krye të segmentit premium, modelin mini LED që rrit aksesueshmërinë e teknologjisë premium dhe ekranet ultra të mëdha që përforcojnë përvojën imersive të argëtimit, si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.
Televizor si zjarri i kampit, por në version digjital
Pavarësisht rritjes së smartfonëve dhe ekranëve personalë, televizori mbetet një nga pak pajisjet e destinuara për përdorim të përbashkët. Telefoni është personal. Tableti është portativ. Por televizori është për t’u shijuar së bashku. Familjet mblidhen rreth tij gjatë ngjarjeve sportive globale. Miqtë ulen krah për krah gjatë netëve me filma. Lojtarët përkulen përpara në tension ndërsa sekondat e fundit kalojnë. Tek Samsung, inxhinierët shpesh përshkruajnë televizorin si “zjarr digjital kampi”, një vend ku njerëzit mblidhen, ashtu si dikur rreth zjarrit për të ndarë histori. Ndoshta për këtë arsye televizori qëndron kaq gjatë. Dhe ndërsa teknologjia ndryshon, nevoja për momente të përbashkëta mbetet e përjetshme.
Njëzet vjet dhe kapitulli i ardhshëm
Arritja e 20 viteve si marka kryesore e televizorëve në botë është një sukses që pak kompani e realizojnë. Por për Samsung, kjo nuk është thjesht një shikim pas, por më shumë një vështrim drejt të ardhmes.
Televizorët po bëhen më të mëdhenj, më të ndritshëm dhe më mbresëlënës. Inteligjenca artificiale transformon mënyrën e optimizimit dhe përvojës së përmbajtjes. Teknologjitë e reja të ekranit po rishkruajnë se çfarë mund të bëjnë ekranet.
Megjithatë, në zemër të gjithçkaje qëndron e njëjta ide e thjeshtë:
Ekrani.
Një dhomë plot njerëz.
Dhe një moment që ia vlen të ndahet.




