Më 26 mars në Pemishtë të Skënderajt përkujtohen të rënët për liri dhe zbulohet busti i heroit Mustafë Qorraj
24 mars 2026
| 16:10
Më 26 mars, në fshatin Pemishtë (ish-Padalishtë) të komunës së Skënderajt, do të shënohet përvjetori i rënies së dëshmorëve të kombit: Ajet Beqiri, Mustafë Qorraj, Shukri Qorri dhe Isuf Sadiku, si dhe i martirëve të familjes Imeri. Me këtë rast, do të bëhet edhe zbulimi i bustit të heroit të kombit, Mustafë Qorraj.
Ceremonia përkujtimore dhe nderimet në respekt të të rënëve për lirinë e Kosovës do të fillojnë nga ora 11:00 në fshatin Pemishtë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi ish luftëtari i lirisë, Hektor Beqiri, i cili theksoi se pjesëmarrja në këtë përvjetor përbën një nderim të madh për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit.



