Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

30 mars 2026 | 20:41

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet ndaj Shkelzen Gashit janë duke vazhduar lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, Shkelzen Gashi është intervistuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Po ashtu, hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda kanë realizuar një urdhër kontrolli në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim sigurimin e provave të mundshme që janë të rëndësishme për hetimin.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa veprimet e mëtejshme do të vazhdojnë në përputhje me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se do ta dekorojë kombëtaren…