Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike (video)

31 mars 2026 | 11:47

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme në histori të saj.

I madh e i vogël po flet dhe po mendon për lojën me Turqinë, në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

E “Dardanëve” ua ka kushtuar një këngë edhe këngëtarja e njohur kosovare, Edona Llalloshi.

Ajo e ka publikuar sot në fakt këngën “Zemra e Dardanisë”, kushtuar djelmoshave të artë të Kosovës, të cilët sonte mund ta shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.

Kjo këngë është motivuese për lojtarët dardanë, por sjell emocion edhe për tifozët, të cilët janë nën ethe para lojës së sontme, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Në rast të fitores, Kosova do ta sigurojë kualifikimin e parë dhe historik në Kupën e Botës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin…