AShAK-u dhe DPA-ja bëjnë thirrje për konferencë shkencore, ftesa me gabime gjuhësore
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, kanë nisur përgatitjen për organizimin e Konferencës X Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Në rrjete sociale, AShAK-u ka publikuar këtë shkrim: “RIKUJTIM: Afati për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën e X Mbarëkombëtare të Arkivistikës është deri më 5 prill 2026”.
Ftesën për studiues AShAK-u e ka përgatitur me ndihmën e inteligjencës artificiale, e për të ka reaguar publicisti Berat Armagedoni:
“Mos bëni shaka të tilla, ju lutem! Po bëni ftesë për konferencë shkencore, për punime shkencore, e posterin e ftesës po e punoni me AI, me dhjetëra gabime gjuhësore.
Më seriozisht merreni dhe punoni për këtë konferencë.
Nuk keni një zyrtar që shkruan një njoftim pa ndihmën e IA-së?
Një tjetër që bën një dizajn të posterit?
Një tjetër që merr përgjegjësi për këto shkarje të IA-së?”





