Prokuroria e Prishtinës autorizon veprime hetimore për rastin e sulmeve ndaj ‘’Vox Kosova’’
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me sulmet kibernetike ndaj Portalit ‘’Vox Kosova’’, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjetet sociale (dy herë në Facebook, Instagram dhe TikTok), ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
Këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit.
#ProkuroriShtetit #KeshilliProkurorialKosoves #KeshilliProkurorial #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ProkuroriaThemelorePrishtine



