Sulmet e Kurtit ndaj mediave, Tahiri: Kush do ta kishte besuar se në Kosovë do të kishte politikanë që e pengon liria e medieve?
02 prill 2026
| 15:27
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas sulmeve të Albin Kurtit ndaj mediave.
Ajo ka vlerësuar se askush nuk ka besuar se në Kosovë do të ketë politikanë që e pengon liria e mediave.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se liria dhe demokracia janë për të gjithë.
“Kur e bëmë lirinë e demokracinë, e bëmë për të gjithë. Kush e kishte besuar se do të ketë ndonjë politikan që e pengon lirinë e mediave, shtyllës se katërt të çdo shteti demokratik..”, ka shkruar ajo.



