Konjufca dhe ambasadori Malaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

02 prill 2026 | 16:27

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe përgatitjen e qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta.

Ambasadori Malaj e ftoi Konjufcën të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, që organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë si një platformë për forcimin e lidhjeve me diasporën dhe konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve kombëtare.

“Republika e Kosovës e ka prioritet të vazhdueshëm thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në funksion të avancimit të interesit tonë të përbashkët”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me fokus në interesin strategjik kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka marrë pjesë…