Mungesa e kuorumit shtyn votimin e rezolutës së LDK-së për naftën

03 prill 2026 | 20:35

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës është bartur për në seancën e ardhme parlamentare për votim.

Kjo u bë për shkak të mungesës së kuorumit, ku të pranishëm ishin vetëm 27 deputetë.

Ndryshe, kërkesa e opozitës për heqje të TVSH’së dhe akcizës për këto derivate, është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dhe lideri i saj, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anëtar i ekuipazhit nga avioni luftarak F-15 që u…