Derbi për titull dhe Champions: Inter- Roma karshi njëri-tjetrit

05 prill 2026 | 11:16

Inter pret Romën në një nga përballjet më interesante të javës në Serie A, me zikaltërit që synojnë të forcojnë kreun, ndërsa verdhekuqtë luftojnë për zonën e Champions League.

Ndeshja zhvillohet në “San Siro”, ku Inter vjen si lider i kampionatit, ndërsa Roma ndodhet në vendin e gjashtë dhe ka nevojë jetike për pikë.

Sa i përket përballjeve direkte, historia favorizon Interin. Në total janë takuar 185 herë, kurse në shtëpi Inter ka 47 fitore, 28 barazime dhe 17 fitore Roma.
Ndërkohë, në takimet e fundit dominimi ka qenë edhe më i dukshëm për Interin, që ka fituar shumicën e dueleve direkte.

Forma dhe renditja e bëjnë Interin favorit, por historia ka treguar se kjo sfidë shpesh prodhon befasi dhe është ndër më të fortat në Itali.

Sa i përket mungesave, të dy skuadrat nuk vijnë të plota.

Tek Inter mungojnë Carlos Augusto për shkak pezullimi dhe Yann Bisseck i lënduar.

Ndërsa Roma është shumë më e goditur nga mungesat, pasi nuk do të ketë në dispozicion emra të rëndësishëm si Paulo Dybala, Artem Dovbyk, Evan Ferguson, si dhe Wesley e Koné që janë gjithashtu jashtë.

Kjo e bën edhe më të vështirë ndeshjen për romakët, të cilët përballen me një Inter që konsiderohet një nga skuadrat më të kompletuara në Itali këtë sezon.

Në letër favorit është Interi, por përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë sjellin spektakël dhe tension deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e…