Javë tepër e ngarkuar për gjyqtarin Michael Oliver
05 prill 2026
| 14:11
Ditët e fundit s’kanë qenë aspak të lehta për referin britanik Michael Oliver.
Në 7 ditë atij i janë ndarë t’i gjykojë hiç më pak se tri ndeshje, secila më e rëndësishme se tjetra.
Më 31 mars, OIiver ndau drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Turqi, finalja e playoff-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ai u angazhua edhe në çerefinalen e FA Cup mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Derisa 41 vjeçari, do ta thotë ‘fjalën e fundit’ për rregullin në fushë edhe në ndeshjen çerefinale të Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.



