Nis për herë të parë transmetimi 8K

04 dhjetor 2018 | 11:17

“A Space Odyssey”, një film i Stanley Kubrick i vitit 2001, do të lançojë të parin kanal televiziv në botë, me një definicion super të lartë 8K.

Transmetuesi japonez NHK i ka kërkuar “Warner Bros” të skanojë filmin origjinal në 8K për kanalin e tij të ri.

Pamjet “Super High Definition” (8K) ofrojnë një rezolucion 16 herë më të madh sesa një televizion HD. Sidoqoftë, janë të paktë ata që kanë aktualisht televizorët e domosdoshëm, apo pajisjet për të marrë një transmetim të tillë.

NHK thotë se ka zhvilluar 8K, që e quan “Super Hi Vision”, që nga viti 1995. Përveçse rezolucion më të mirë të pamjeve, transmetimi mund të përfshijë 24 kanale audio për një eksperiencë të mahnitshme të tingullit.

NHK shpreson të transmetojë Lojërat Olimpike të 2020-s në Tokios dhe ato Paraolimpike duke përdorur këtë format./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura në Rumani zgjat vetëm 1 muaj, Dinamo e Bukureshtit…