Albin Kurti takon Lumir Abdixhiku të hënën në orën 11:00 për çështjen e presidentit

05 prill 2026 | 22:05

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen nesër në orën 11:00 në Kuvend për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

Vet kryeministri Kurti, të premtëm ka paralajmëruar se do t’i nisë takimet me krerët e opozitës nga e hëna për çështjen e Presidentit. “Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mehdi Hyseni Shkëlzen, vetëm kur të prek ty, e…