Osmani viziton motrat e heroit Gaspër Karaqi: Familje që i dha shumë vendit
07 prill 2026
| 12:39
Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka bërë me dije se është ftuar për vizitë nga dy motrat e heroit të kombit, Gaspër Karaqi, në Prizren.
Ajo është shprehur se ishte nder të qëndronte në një familje, që siç ka thënë ajo, i ka dhënë shumë vendit.
“Dje në Prizren u ftova nga dy motrat e heroit të kombit, Gaspër Karaqi. Ishte nder të qëndroj në një familje që i dha aq shumë vendit, të bisedojmë me ta për të ardhmen e njëkohësisht t’i urojmë ditëlindjen nipit Erionit i cili e ka ëndërr t’i bashkohet Policisë së Kosovës dhe të vazhdojë kontributin e familjes për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



