Romani dokumentar “Revolta e Sizifit” i autorit Bardhyl Mahmuti përurohet më 17 prill në Drenas dhe më 18 prill në Prishtinë

08 prill 2026 | 10:54

Me rastin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” vendosi që për 27-vjetorin e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në fshatin Poklek i Vjetër, të botojë romanin dokumentar “Revolta e Syzifit”, të autorit Bardhyl Mahmuti.

Romanit i kushtohet njërit nga krimet me të tmerrshme të zbatimit të gjenocidit gjatë luftës së viteve 1998-1999, që forcat e armatosura serbe kanë kryer më 17 prillit 1999 në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit.

Përurimi i këtij romani do të bëhet më 17 prill 2026, në Drenas, ndërkaq më 18 prill, në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas javësh të tëra spekulimesh dhe misteri mbi gjendjen e…