Basketboll/ Rahoveci arrin të mbijetojë, Vëllaznimi bie nga liga

08 prill 2026 | 21:53

Skuadra e Rahoveci ka arritur një fitore shumë të rëndësishme që i siguron mbijetesën në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mbyllur sezonin me sukses dhe duke shmangur rënien nga elita.

Në një përballje dramatike dhe plot emocione, “vreshtarët” triumfuan ndaj Yllit me rezultat 89:83, pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e luftuar deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt, ku të dy ekipet treguan nivel të lartë loje dhe vendosmëri. Megjithatë, në kohën shtesë Rahoveci u tregua më i qetë dhe më efikas, duke siguruar fitoren vendimtare.

Kjo fitore rezultoi vendimtare për fatin e skuadrës, pasi i garanton qëndrimin në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, duke lënë pas një periudhë të vështirë dhe me shumë sfida gjatë këtij kampionati.

Ndërkohë, zhvillime të rëndësishme pati edhe në ndeshjet tjera të kësaj jave. Vëllaznimi arriti fitore ndaj Peja me rezultat 88:82, një sukses që ndikon drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare. Në anën tjetër, Trepça dominoi bindshëm ndaj Prishtina me shifrat 113:80, duke konfirmuar formën e lartë në këtë fazë të sezonit.

Si pasojë e këtyre rezultateve, Vëllaznimi bie nga Superliga, pavarësishtë fitores ndaj Pejës, në saje të bilancit negativ në ndeshjet direkte me Prishtinën dhe Rehovecin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet se Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit janë…