Përvjetori i Koshares, Fondacioni për mbrojtje juridike të Thaçit kujton deklaratën e ish-presidentit për betejën

09 prill 2026 | 13:50

Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit me rastin e përvjetorit të betejës së Koshares kanë rikthyer një deklaratë të ish-presidentit, i cili e kishte cilësuar si “fazën e parë të operacionit “Shigjeta”.

Postimi i plotë:

“Beteja e Koshares, 21 vjet më parë, ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta”. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe.

Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre. Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë. Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Hashim Thaçi, 9 prill 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ndau mendimet e tij…