A ka hapësire për vazhdim të negociatave mes ShBA dhe Iranit?
Dera e diplomacisë mbetet e hapur, pavarësisht se Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ishte nisur drejt takimeve duke deklaruar se kishte paraqitur ofertën “përfundimtare dhe më të mirë” të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se bisedimet “kanë shkuar mirë”, duke shtuar se disa nga pikat madje janë dakorduar edhe pse atmosfera nuk është elementi kryesor në diplomaci, ajo megjithatë luan rol të rëndësishëm në ecurinë e negociatave.
Sipas burimeve të BBC, nga personat që kanë qenë të pranishëm në takim bëjnë të ditur se diskutimet, të cilat filluan me kërkesa maksimaliste, më pas janë shndërruar në bisedime më produktive dhe, siç është shprehur Trump, madje edhe “miqësore”, transmeton Klankosova.tv.
Tashmë, fakti që është thyer tabuja politike e Teheranit për takime të drejtpërdrejta në këtë nivel të lartë, vlerësohet se hap rrugën për një proces më serioz negociues.
Megjithatë, mbeten vija të kuqe të forta nga të dyja palët, veçanërisht sa i përket programit bërthamor të Iranit.
Aktualisht, armëpushimi i brishtë po vazhdon të qëndrojë, megjithëse me vështirësi edhe pse të dyja palët synojnë të shmangin përshkallëzimin ushtarak, rreziku i një rrëshqitjeje aksidentale drejt konfrontimit mbetet real.



