Njoftim për procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online

13 prill 2026 | 13:44

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përditësime në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, duke synuar lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të fluturimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online dhe të mbajnë kartën e imbarkimit në celular ose të printuar, ndërsa pasagjerët pa bagazh të regjistruar mund të shkojnë direkt në portën e nisjes.

Po ashtu, është theksuar se pasagjerët duhet të jenë në aeroport shumë më herët se zakonisht, duke filluar nga 3 orë para orës së nisjes së fluturimit, për shkak të procedurave të imbarkimit dhe mbylljes së check-in-it.

“Aeroporti u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të jenë në aeroport më herët dhe të respektojnë oraret e përcaktuara sipas politikave të linjave ajrore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, autoritetet kanë kërkuar që gjatë regjistrimit online të plotësohen saktë të dhënat personale dhe dokumentet e udhëtimit, pasi çdo gabim mund të shkaktojë probleme gjatë procesit të imbarkimit.

Udhëtarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për fluturimet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e linjave ajrore për një udhëtim më të shpejtë dhe më të lehtë.

Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”

Nga 1 Prilli 2026, ne po e bëjmë përvojën tuaj të udhëtimit më të lehtë dhe më të shpejtë! Ja çfarë duhet të dini:

Përfitimet kryesore:

• Anashkaloni radhët me karta (boarding pass) në celular/të shtypura

• Shkoni direkt në portën tuaj (pa bagazhe të regjistruara)

• Përdorni shërbimin tonë të shpejtë të dorëzimit të bagazheve të regjistruara

• Kurseni kohë të çmuar në aeroport

Njoftim: Gjatë regjistrimit online në sistemin e linjës ajrore, emri juaj DUHET të përputhet saktësisht me dokumentet tuaja të udhëtimit – edhe një ndryshim shkronje do t’ju pengojë të përdorni kioskat dhe dorëzimin e bagazheve tona!

Gjithashtu, ju  kujtojmë të gjithë pasagjerëve të jenë në aeroport shumë kohë më parë, duke filluar nga 3 orë para orës së nisjes së fluturimit dhe të respektojnë në mënyrë strikte oraret e mbylljes së regjistrimit dhe imbarkimit sipas politikës së linjës ajrore.

Vizitoni faqen e internetit të linjës suaj ajrore për të konfirmuar disponueshmërinë e regjistrimit online për fluturimin tuaj.

Gati për të përjetuar një udhëtim më të shpejtë dhe më të lehtë? Filloni udhëtimin tuaj me regjistrim online sot!  ✈️

From April 1st, 2026, we’re making your travel experience smoother and faster! Here’s what you need to know:

Key Benefits:

• Skip the lines with mobile/printed boarding passes

• Head straight to your gate (no checked luggage)

• Use our fast Bag Drop service for checked luggage

• Save valuable time at the airport

Essential Reminder: While performing the on-line check-in on the airline system, your name MUST match your travel documents exactly – even one letter difference will prevent you from using our kiosks and bag drops!

Important Notice: We remind all passengers to be at the airport well in advance, starting from 3 hours before the flight’s departure time and to strictly respect the check-in and boarding closing times as per airline policy.

Check Availability: Visit your airline’s website to confirm online check-in availability for your flight.

Ready to experience faster, easier travel? Start your journey with online check-in today! ✈️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luciano Spalletti nuk po i jep hapësira Edon Zhegrovës në…