Balla: Kur vjen puna për çështje kombëtare, shqiptarët duhet të bëhen bashkë

14 prill 2026 | 13:00

Shefi i Socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, foli sot edhe për përfaqësimin e shqiptarëve.

Balla tha se mesazhi i samiteve të tilla është që të shqiptarët të bëhen bashkë, sepse vetëm kështu mund të jenë të fuqishëm.

“Ne shqiptarët nganjëherë nuk dimë t’kuptojmë që kur të vjen puna për çështje kombëtare, duhet të bëhemi bashkë. Prandaj mendoj që ka ardhur koha që të mendojmë edhe në vendet tjera ku garojmë. Duhet të kujtojmë mësimin e Skënderbeut, se bashkimi bën fuqi. Mesazhi i këtyre samiteve është për t’u bërë bashkë.”

Kësisoj, Balla shtoi se duhet të ketë më shumë përfaqësues në Parlamentin Shqiptar, por edhe kudo ku shqiptarët garojnë, duhet ta kenë mbështetjen e të gjithëve.

“Unë jam shumë krenar si pjesë e shumicës parlamentare, që brenda grupit tim parlamentar të kem prej atyre që erdhën nga diaspora, konkurruan, fituan dhe janë anëtarë të Parlamentit Shqiptar. Por më shumë duhen përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë, sikurse duhet t’i mbështesim kudo që jetojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams tani është shtetas i shtetit…