Shyqeri Musliu uron babain për ditëlindje: 75 vite jetë, një histori më vete!
Rrugëtimi i tij është historia e një shqiptari që ia kushtoi jetën vendit dhe dashurisë për atdheun. Baba Bedri Musliu është djali i Syl Musliut dhe nip i Halil Musliut, ushtar i dalluar i Shaban Polluzhës. Po ashtu është nip i Emin Latit dhe i Nebih e Tahir Mehes. Gjithmonë frymëzimin e ka marrë nga rrënjët dhe trungu familjar.
Në vitin 1981, kur u rrethuan dajat Tahir dhe Nebih Meha, baba me gjyshin Sylë dhe disa burra të tjerë, në krye me Hamëz Jasharin, Shabanin dhe Adem Jasharin, shkuan dhe i varrosën. Aty u betuan se do ta merrnin hakun për ta.
Nga viti 1985 deri në vitin 1988, babi u mor me furnizimin me armatim për popullin e Kosovës ne kohen kur ishte ber plani per shkatrrimin e Jugosllavis. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe amerikanë, austriakë, sllovenë, kroatë dhe boshnjakë. Ishte një nga grupet më të mëdha të armatimit pas Luftës së Dytë Botërore.
I gjithë grupi u dekonspirua nga UDB-ja jugosllave dhe babi u arrestua në Slloveni.
Në vitin 1988, shtëpia jonë u rrethua nga shumë forca policore dhe familja jonë u maltretua në mënyrë barbare. Pas një viti, babi u lirua, në vitin 1989.
Menjëherë pas lirimit, në Kosovë kishin filluar protestat. Në atë kohë, bashkë me Hamëz Jasharin, babi filloi shkrimin e parullave “Rroftë Kosova Republikë” në shumë rrugë të Drenicës.
Në vitin 1991 u rrethua familja e Adem Jasharit, ndërsa në ne fillim te vitit 1992 unë, babi Bedriu, Haki Hajdari dhe vëllezërit Aliu, në krye me Sylejman Aliun, organizuam një sulm kundër policisë serbe.
Hakiu dhe Syla morën pozicion afër fabrikës së municionit, ndërsa unë me babin te pompa e benzinës në hyrje të Skenderajt. Atë natë policia serbe kaloi te fabrika dhe Sylejman Aliu me Haki Drenicën shtinë mbi ta, ku pati humbje në personel.
Pas një kohe grupi ynë u dekonspirua dhe më 22.07.1992, në ora 15:45, u rrethuam me një makineri të paparë deri atëherë. Për herë të parë në Kosovë u panë tanke ushtarake dhe shumë autoblinda. Në atë rrethim u vra gruaja e axhës, Shukrie Musliu.
U arrestuam: Bedri Musliu, Shyqeri Musliu dhe dy nipat Fatmir e Nexhmend Osmani. Babin e mbajtën në burg, ndërsa ne, me ndihmën e organizatave humanitare, u liruam si të mitur. Torturat që përjetuam ishin çnjerëzore, sikur në filma.
Më vonë, në vitin 1998, gjatë luftës së fundit familjes Musliu iu vranë edhe 13 anëtarë të tjerë për lirinë e vendit.
– [ ] Pas lirimit nga burgu te vitit 1994 babi arriti të largohej në Gjermani. Atje shkoi te Rifat Jashari në Mynih. Arsyeja ishte gjendja ekonomike dhe pozita gjeografike e fshatit tonë.
Pas dy vitesh, babi u bashkua përsëri me grupin e Adem e Hamëz Jasharit. Në vitin 1996, Hamza, Ademi dhe Beqir Meha rrinin shpesh në shtëpinë tonë. Në një moment, Hamza i tha babit:
“Mirë ke bërë që ke ardh, por punën më të madhe që mund ta bësh për grupin tonë është të marrësh rrugën për Shqipëri dhe të na sjellësh armatim, sepse nuk kemi asnjë kanal furnizimi.”
Babi u habit dhe i tha: “Hamzë, çka po flet?”
Hamza nxori një fletore me rreth 200 emra dhe tha:
“Krejt këta janë në radhë duke pritur për armatim, por nuk kemi si t’i furnizojmë. Më shumë na vlen një Bedri i vdekur në Shqipëri a Gjermani, sesa 300 Bedria që po presin.”
Pas kësaj, babi më tha të shkoja t’i merrja Idriz Rrecin në Llaush dhe një Koci nga Polaci. Brenda pak kohe i solla dhe u organizua biseda për mundësitë e furnizimit me armatim për grupin e Adem Jasharit.
Idriz Rreci i tha babit:
“Bedri, faleminderit për këtë iniciativë. Çka varet prej meje, jam në dispozicion.” Më pas babi u nis për Shqipëri dhe atje pagoi për 5 kallashnikovë dhe 2 automatikë të shkurtër një Gani Veselit, pastaj shkon Rrahman Rama mi marr porosinë por Gani Veseli nuk ia jep.
Në Shqipëri babi u takua edhe me Haki Drenicën. Hakiu i tha:
“Bedri, silli ti mjetet dhe unë me ty, me 100 kuaj, shkojmë në kullën e Adem Jasharit.”
Babi i tha:
“Haki, 12 mijë marka mi ka dhënë djali nga paratë e patateve që ka shitur. Po shkoj në Gjermani të shoh çka mund të bëj dhe të lajmërohem.”
Në Gjermani u takua me Kadri Januzin e Gjakovës. Ia tregoi hallin dhe ai i dha mbi 10 mijë marka duke i thënë:
“Bedri, unë s’jam askush, por kur paskemi shqiptarë të tillë, urdhëro paratë.”
Babi arriti t’i bëjë rreth 39 mijë marka dhe shkoi te Rifat Jashari. Aty ishin edhe Murati, Bekimi dhe Lulzimi Jashari.
Rifati i tha babit se kishte edhe 7 mijë franga nga një shok në Zvicër dhe se kanalet tashmë ishin caktuar, sepse ishte një person në Mynih që merrej me këtë punë.
Ai e thirri në telefon dhe erdhi Ramiz Lladrovci. Babi i tregoi se bashkë me Ademin e Hamzën kishin bërë listën e armatimit dhe kishin mbledhur rreth 46 mijë marka.
Ramizi e mori listën dhe paratë, por u kthye nga Shqipëria pa e dërguar armatimin te Adem Jashari. Më pas u dërgua edhe Lulzim Jashari, por prapë armatimi nuk mbërriti.
Në listën e armatimit ishin:
• 60 kallashnikovë me nga 1000 fishekë (60 mijë fishekë)
• 5 kundërajrorë 12.7 me 15 mi fishekë
• 5 minahedhës me nga 100 predha
• 10 mortaja 500 me nga 10 predha
• 10 mortaja 150 me nga 10 predha
• 20 snajperë
• 5 pushkë të gjata
• 300 bomba dore
Këtë listë e kemi bërë bashkë me Hamëz Jasharin. Pas 7 muajsh, familja Jashari ra heroikisht, pa e pranuar këtë armatim. Pas kësaj tragjedie, babi shkoi në Tiranë dhe u përball me disa persona, duke i ofenduar rëndë, sepse e ndiente thellë tradhtinë dhe padrejtësinë.
Sot e asaj dite, kjo e vërtetë nuk ka dalë në shesh, edhe pse në media është folur shpesh për atë se kush e tradhtoi Adem Jasharin dhe pse nuk iu dërgua armatimi. Shpresoj që një ditë e vërteta të dalë.
Këtë shkrim ia kushtoj babit tim, rrugëtimit të tij dhe gjithë familjes sonë.

Urime ditëlindjen babi Bedri Musliu!
Paq jetë të gjatë, shëndet dhe gjitha të mirat. 🥂



