FSK-ja organizon garën ‘Ushtari më i mirë 2026’, marrin pjesë ekipe nga NATO dhe shtetet partnere

15 prill 2026 | 13:02

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete partnere, në një aktivitet që po zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në këtë garë janë përfshirë pjesëtarë nga NATO dhe forca ushtarake nga Shtetet e Bashkuara (Ajova dhe Corps V), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, të cilët po sfidohen në disiplina të ndryshme fizike dhe ushtarake.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ‘Garën e ushtarit më të mirë 2026’ ku ekipet ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V-ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, janë bërë bashkë në Kazermën ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e ushtarake”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona u eliminua në çerekfinale të Champions Leagues dhe nuk…