Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

15 prill 2026 | 16:36

Klubi i futbollit Llapi ka përfunduar në disiplinore pas humbjes nga Drenica të dielën e shkuar.

Në kuadër të javës së 28-të, komisioni i garave të FFK-së, bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, vendosi për inicime disiplinore ndaj Llapit,lidhur me incidentet e tifozëve, para gjatë dhe pas ndeshjes.

“Para fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas ofendojnë në kor klubin mysafir si dhe disa herë gjatë ndeshjes në kor ofendojnë tifozët mysafirë. Në minutën e 38-të hedhet një mjet tymues në fushë nga tifozët vendas por pa pasoja. Para fillimit të pjesës së dytë derisa lojtarët ishin duke dal në fushë nga tifozët vendas hedhet një mjet i fortë në drejtim të lojtarëve mysafirë, fatmirësisht nuk goditet askush. Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shkuarjes në zhveshtore lojtarët e skuadrës mysafire sulmohen nga tribuna nga tifozët vendas me mjete të ndryshme; shkopinjë, shishe plastike. Gjatë largimit nga Podujeva edhe pse të përcjellë nga Policia, autobusi i skuadrës mysafire është sulmuar dhe dëmtuar me gur, duke iu thyer xhami”, është thënë në raportin e delegatit të ndeshjes Llapi-Drenica.

Për sjelljet dhe veprimet e tifozëve do të vendos Komisioni disiplinor, që mund ta dënojë Llapin edhe pa praninë e shikuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronësia e banesave në Zvicër vazhdon të bjerë, ndërsa çmimet…