Avokati Sallahu fiton edhe një betejë ligjore për pensionet e kategorive të dala nga lufta: Apeli njeh edhe realizimin e pensionit të moshës
Avokati i njohur Nazmi Sallahu ka fituar edhe një betejë ligjore në lidhje me pensionet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Sallahu ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin të gjithë përfituesve të pensioneve nga lufta u njihet e drejta për pension bazik, përfshirë edhe atë të moshës.
Avokati Sallahu ka publikuar në “Facebook” një pjesë të aktgjykimit të Apelit, ku është refuzuar ankesa e Ministrisë së Financave dhe një klienti të tij i është njohur e drejta të përfitojë njëkohësisht pension nga kategoria e luftës dhe pensionin e moshës.
“Vërtetohet…⚖️ Gjykata e Apelit heq të gjitha dilemat dhe mundëson realizimin e pensioneve te të gjitha kategorive të dala nga lufta, pra vërteton aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Administrativ⚖️”, ka shkruar Sallahu.




