16 – TË MILIONËT E ALBINIT!

20 prill 2026 | 13:41

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Deklarimi i paturpësisë: Pasi u bënë publike deklarimet e pasurisë së politikanëve dhe shpurës së tyre e shohim se Kosova nuk qenka vend edhe aq i varfër sidomos për ata që sipas ligjit detyrohen ta paraqesin pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit. Realisht, pasqyrat financiare janë ndoshta vetëm 20 për qind krahasuar me vlerën e vërtetë që e kanë paraqitur “lulvegjëlit” e Kosovës. Qeveria Kurthi 3 është qeveri puro kleptokratike (e hajnave) prandaj nuk befason aspak pasurimi i tyre përrallor brenda këtij mandati qeverisës prej cubave dhe zhvatësve të buxhetit. Po si qenka e mundur që brenda një mjedisi shumë të korruptuar, KM i Kosovës Albin Kurthi të deklarojë se i ka vetëm 16 euro në llogarinë bankare kur thuaja i ka të gjitha “dhuratë” nga shteti aq më parë që në LV dhe institucionet që udhëhiqen nga ky subjekt paramilitar, pa dijen dhe lejen e Kurthit nuk mund të shkrepet as edhe një pordhë e vetme e lëre më të shkohet në kanaxheqe apo syneti! Kurthi kontrollon çdo gjë, prej hajnisë 1 euro e deri te peshkaqenët si Martin Struja, paramilitari Hekuran Murati, Hajnrullah Çeko, Ben Vito Korleone, Hajnesha e Radoiçiqit, Tore Subvencia, Ton Speci dhe 4000 hajdutët e Al(b)in Babës. Pastaj Faraoni i Pejës dhe Dhunuesi i Policisë së Kosovës. Nuk mund të gjeni KM në rajon dhe më gjerë që në mënyrë aq pasionante dhe patologjike i mbron varësit e dyshuar për korrupsion se sa që e bënë Albin Baba. I ka lejuar të vjedhin sa dhe kur kanë dashur për të qeverisur më lehtë përmes shantazhimit me “Burgun e Dubravës në 12 kate ..”. Në një vend ku qindra milionë euro kanë humbur “nëpër telat e rrymës” dhe qindra miliona euro në tenderë njëburimorë, falë qeverisë së hajnave të paskrupulltë, 16 euro në llogarinë bankare të KM Kurthi mund të përkthehet si 16 për qind moral dhe 84 për qind hajni. Në deklarimin e pasurisë, përjashtuar shumë pak rasteve, maskën e mashtruesve e kanë të njëjtë, pozitë dhe opozitë! Kush brengoset për  “varfërinë” e Kurthit, e bartë këtë brengë koti. Kurthi nuk është rast social, është i pasur dhe kjo vërtetohet vetëm kur të “rrëzohet nga fiku”. Sikur të gjithë diktatorët!

Plesidenti, plesidenti: Albin Kurthi e “ekzekutoi” politikisht Vojsa Osmanin sepse ia mori “bajrakun” në politikën e jashtme. Sepse deshi të bëhej: “më katolik se Papa”. Kjo te Kurthi nuk lejohet. Nuk mund të lidhen “dy atllarë në një mullar ..”. Si kundër çdo Bruti apo Kasi që duan ta vrasin politikisht Cezarin (Albinin), në sulm u hodh garda pretoriane e LV-së që, përkthyer në shqip nënkupton zagarët virtualë të Kurthin për ta pushkatuar politikisht, “kombtarisht” dhe moralisht kundërshtarin, në rastin konkret Vojsa Osmanin e që nuk ka qenë aspak e vështirë. Me intelektualë si Gima i Gushavcit, Dona Çadra, Lenka Quko, Resha Ziu, Ana Toshi, Mef Bajçina, Mal Bisha, Krakovina, Prof. Dr. Ramçe, Tomçe Kadileri, Pozhar Llaskuci me trima dhe trimëresha shumë, Vjosa ishte e mbaruar. Nuk mbeti kush ta mbrojë e as ta vajtojë! As Trampi e as Don Trapi. Kurthi e do për president Glauk Pinokion. Këtë Miren e ka si kandidate të dytë shkaku i votave të Listës Serbe. Megjithatë, Kurthi këtë post e ka të rezervuar për Lenka Haxhiun me emrin artistik Lenka Quko. Nëse do të ketë mundësi askënd tjetër nuk do ta bënte presidente. As Lumir Abdixhikun. Kurthit i duhet një “personalitet” pa shtyllë kurrizore, i shtrirë përherë para këmbëve të tij. Kurthi kurrë nuk do të bënte koalicion me PDK-në sepse nuk mund ta shkërmoq apo ta fusë në procesin e tretjes prandaj nuk takohet me ta. Me LDK-në po. Madje edhe mund të bëjë koalicion por nuk besoj se ua jep postin e presidentit. Mund t’ua jep kryetarin e Kuvendit dhe disa ministri. Presidenti që nuk i nënshtrohet Kurthit më shumë se 100 për qind paraqet rrezik për qeverinë Kurthi 3. Pse? Sepse ka disa kompetenca që i ndanë me KM. Sepse, në çdo situatë, me dorëheqje mund të provokon zgjedhje të reja. Edhe kur nuk i konvenon Kurthit. Ka shumë mundësi për një koalicion LV – LDK në nivel qendror dhe lokal. Sidomos në Prishtinë ku “i biri i Kadrushit” e nxjerr nga loja Uranin dhe e futë në lojë “bishtin” e LV-së. Sfeqlën e Prishtinës. Po ta shohim. Albin Kurthit nuk i konvenojnë zgjedhjet, kurrsesi. Këto zgjedhje më së shumti i konvenojnë LDK-së dhe Vojsa Osmanit. LDK-ja do të rritej kurse Vojsa do të shpëtonte që të hudhet në “shportën e mbetjeve politike” duke u margjinalizuar për katër vitet e ardhshme. Si “bashkëthemeluese” e Bordit të “Paqes” me Donald Trap, i mbetet edhe një mundësi të bëhet anëtare e Ekipit Pregatitor për Gazën me mision special…..gatimi i krelanave dhe flive për 20 ushtarët e FSK-së që do të dërgohen në Gazë.

Jugonostalgjikët dhe çetnikët shqipfolës: Asnjë qeveri nuk ka pasur më shumë jugonostalgjikë, zagarë të Serbisë, kriminelë të UDB-së dhe çetnikë që flasin shqip se qeveria e Albin Kurthit. Kanë metastazuar në të gjitha institucionet si bartës të posteve më të larta, në media dhe si këshilltarë. As Serbia nuk e sulmon UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë më shumë se “pjella e keqe e LV-së”.  Vudi Gjymshiti, nipi i Arkanit dhe hajni i parave të Bacit Adem Demaçi e kanë të hapur 24 orë “grazhdin e Albinit”. Ta rishkruajnë historinë ku mungojnë shkaku i përcaktimit antikombëtar, si nostalgjikë të Jugosllavisë dhe zagarë të Serbisë. Në me krye kryezagarin e rëndë 40 milionë euro që asgjë nuk ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët përveç se duke punuar kundër e ka rrumbulkakësuar 40 milionshin e eurove! Tash përmes zagarucave shoqërues do të bëhet Baba i historisë së re dhe mohues e vlerave të vërteta njerëzore, kombëtare, politike dhe morale si dishepull i autonomisë dhe dhunues i pavarësisë!

A paskemi bërë aq shumë mëkate që ta kemi këtë gjendje? Pyeteni Albin Kurthin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Arsenal po rritet presioni ndaj trajnerit Mikel Arteta pas…