Humbja ndaj Aston Villas, Xhaka: Futbolli ndonjëherë të lëndon
20 prill 2026
| 13:06
kuadra e Sunderland ka pësuar një humbje me rezultat 4:3 ndaj Aston Villa në kuadër të javës së 33-të në Premier League.
Pas përfundimit të takimit, kapiteni i “Maceve të Zeza”, Granit Xhaka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me këtë humbje të hidhur.
“Futbolli… ndonjëherë të jep emocione të bukura, ndonjëherë të lëndon. Jam i kënaqur me karakterin që treguam në fushë. Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë positive”, ka shkruar Xhaka.
Pas kësaj humbjeje, Sunderlandi renditet në pozitën e 11-të në tabelë ku kanë arritur t’Ii grumbullojnë 46 pikë.



