Milani synon transferimin e yllit të Real Madridit
Milani ka shfaqur interes serioz për transferimin e David Alabas, i cili pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, mbrojtësi austriak do të mbyllë aventurën e tij në Madrid dhe është në kërkim të një sfide të re në një kampionat konkurrues evropian.
Në moshën 33-vjeçare, ai po shqyrton opsione që i ofrojnë stabilitet dhe rol të rëndësishëm në skuadër.
Milani e sheh Alabën si një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen, duke qenë se ai ka përvojë të madhe ndërkombëtare dhe mund të luajë në disa pozicione në prapavijë.
Klubi italian synon të shtojë eksperiencë dhe lidership në skuadër për të qenë më konkurrues, sidomos në garat europiane.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në vendimin e tij është mundësia për të punuar me trajnerin Massimiliano Allegri dhe për t’u bashkuar me lojtarë me përvojë si Luka Modric.
Megjithatë, Milani nuk është i vetmi klub i interesuar, edhe Manchester United po ndjek situatën dhe mund të hyjë në garë për ta transferuar lojtarin pa kosto.
Pavarësisht konkurrencës, projekti sportiv i Milanit dhe roli që i ofrohet Alabës mund ta bëjnë Italinë destinacionin e tij të ardhshëm.
Nëse transferimi realizohet, Milani do të fitojë një mbrojtës me shumë përvojë, i cili mund të ndihmojë skuadrën si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.




