Tahiri për presidentin: Procesi ishte spektakël politik
21 prill 2026
| 14:25
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika rreth procesit për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai në një prononcim për medie ka thënë se konsultimi publik sipas tij për një president unifikues ka qenë vetëm për konsum publik.
“Në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Konsultimi publik për një president unifikues prej ditës së parë ka qenë vetëm për konsum publik, ka qenë një spektakël politik i cili është mbajtur me dyer të mbyllura dhe është ditur epilogu”, ka thënë Tahiri.



