Yamali, tifozi më i zjarrtë i Messit: Më i miri në histori, jo vetëm legjendë e futbollit

21 prill 2026 | 14:55

Lamine Yamal edhe pse në moshë të re, vazhdon të shkruaj histori në futbollin botëror.

Ylli i Barcelonës, ka marrë vëmendje mbrëmë pasi fitoj dy çmime prestigjioze duke u bërë sportisti më i ri ndonjëherë që arrin të fitoj këto çmime.

18-vjeçari gjatë pranimit të çmimeve, nuk foli vetëm për sukseset e tij personale, por ndau edhe emocione dhe lëvdata për legjenden Lionel Messi.

Yamal u shpreh se ndikimi i yllit argjentinas nuk është vetëm në futboll, por në sportin në përgjithësi.

“Kur e kupton që një sportist nuk është legjendë vetëm në sportin e tij, por në të gjitha sportet, atëherë do të thotë se është më i miri. Messi është një shembull. Ai është futbollisti më i mirë në histori dhe gjithashtu sportisti më i mirë. Për mua nuk është një idol i zakonshëm”, deklaroi Lamine Yamal.

Në fund, ylli i ri i Barcelonës foli edhe për ëndrrën e tij më të madhe në nivel ndërkombëtar me Kombëtaren e Spanjës, ku tha se ëndrra e tij mbetët Kampionati Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Studime Universitare (QSU) edhe këtë vit organizoi aktivitetin…