John Stones largohet nga Manchester City si lojtar i lirë në fund të sezonit

21 prill 2026 | 15:00

John Stones do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij përfundon dhe nuk pritet të rinovohet.

Mbrojtësi anglez, i cili është 31-vjeçar, ka qenë pjesë e “City”-t që nga viti 2016, kur u transferua nga Evertoni.

Gjatë kësaj periudhe, Stones ka zhvilluar rreth 292 ndeshje me fanellën e klubit dhe ka shënuar 19 gola, duke qenë një nga figurat kyçe në sukseset e shumta të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Sa i përket së ardhmes, interesimi për mbrojtësin nuk mungon. Klube të mëdha evropiane si Bayern Munich, por edhe skuadra të tjera si Atlético Madrid dhe AC Milan, kanë shprehur interes për ta transferuar si lojtar të lirë gjatë verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal edhe pse në moshë të re, vazhdon të…