Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

21 prill 2026 | 15:03

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova ka çmonin e energjisë më të lirin në rajon.

Ajo në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për çmimin e energjisë, ka thënë se shifrat për import të rrymës prej 259 milionë euro nuk janë të sakta.

“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon. Gjatë vitit 2025 ka qenë mesatarisht 8.17 cent për kWh, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 centë (41 për qind më e shtrenjtë), në Maqedoni të Veriut 11.4 centë (40 për qind  më e shtrenjtë) dhe në Serbi 11 centë (25 për qind më e shtrenjtë). Është thënë se shifra e importit të energjisë elektrike ka qenë 259 milionë euro vitin e kaluar. Në fakt, importi ka qenë 167 milionë euro, që është 92 milionë euro më pak sesa është proklamuar. Është thënë se 1 miliard euro është importuar gjatë mandatit. Në realitet, janë importuar 621.8 milionë euro, që është 38 për qind më pak se ajo që është proklamuar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Stones do të largohet nga Manchester City në fund…