Vrasjet në Podgoricë dyshohet se janë kryer me armë të ftohtë, autori është kthyer në Rozhajë dhe ka sulmuar edhe nënën e tij

21 prill 2026 | 16:31

Autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric me origjinë nga Rozhaja pasi që i njëjti po dyshohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në qytetin e Podgoricës.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpinë familjare, shkruan Vijesti.me, trasnmeton Express.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ambasadorin…