Ulutash pret në takim ambasadorin Whitaker, vlerësohet kontributi i ShBA-së në KFOR

21 prill 2026 | 16:26

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në NATO Matthew Whitaker.

Në këtë takim është bërë me dije se Ulutash, e ka paraqitur situatën e sigurisë në rajon duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Në këtë kontekst, gjeneralmajor Ulutash shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, ka njoftuar KFOR-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Aliu po shfaqet si një nga emrat në rritje…