Arda Guler humb sezonin, por do të rikthehet me kohë për Kupën e Botës

24 prill 2026 | 11:35

Lajm i mirë për Turqinë dhe tifozët e saj. Talenti i madh turk, Arda Guler do të jetë gati për Kupën e Botës.

Mesfushori ofensiv pritet të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim muskulor në fillim të muajit qershor, duke qenë kështu në dispozicion të kombëtares për turneun më të madh të futbollit.

Guleri, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së re, kishte shqetësuar stafin teknik dhe tifozët pas dëmtimit të fundit, por rikuperimi i tij duket se po shkon sipas planit.

Ky zhvillim është një shtysë e madhe për Turqinë, e cila synon të paraqitet sa më denjësisht në Kupën e Botës dhe të ketë në formacion një nga yjet e saj kryesorë.

Pritet që Guleri të rifillojë stërvitjet graduale në javët në vijim, për të qenë në formën optimale në prag të nisjes së turneut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK),…