Fansat u ‘çmendën’ pas saj, Jennifer Lopez tregon muskujt e barkut nga palestra

27 prill 2026 | 13:58

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, u zgjua herët të dielën duke u stërvitur në palestër. Madje 56-vjeçarja motivoi edhe miliona ndjekësit e saj në “Instagram” që të bënin të njëjtën gjë si ajo.

Ylli i muzikës pop ndau me 392.6 milionë ndjekësit disa fotografi të realizuara në palestër dhe ajo dukej në super formë. JLo tregoi muskujt e barkut teksa mbante veshur një pulovër të shkurtër.

“Çohu dhe stërvitu”, shkruante artistja krahas postimit të saj që menjëherë u pëlqye dhe mori komente pafund.

“Disiplinë e pastër. Frymëzim i përjetshëm”, shkruante një ndjekës.

Ndërkohë kujtojmë se muajin e kaluar, Jennifer Lopez tha se ishte ‘e lumtur’ dhe ‘e lirë’ pas divorcit me 53-vjeçarin, Ben Affleck.

“Jam në epokën time të lumturisë”, tha 56-vjeçarja në një intervistë me “Nightline”, duke shtuar:

“Mendoj se, për herë të parë në jetën time, ndihem sikur jam e lirë, jam vetëm. Ndihem vërtetë mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Patriotizmi i rremë: KM i…